Shumë i përfolur së fundmi për shkak të pjesëmarrjes së djalit të tij në BBV por edhe për lojën e këtij të fundit dhe flirtet e vazhduara me vajzat brenda shtëpisë, Robert Aliaj duket se ka zgjedhur nuse e preferuar.
I ftuar në një emison, Roberti nuk mundi të fshehë pëlqimin e tij për Dean, ku e cilëson si ideale për Kristin. Roberti e ka konsideruar atë si një vajze të ‘denjë’ për djalin e tij.
“Shkojnë të dy sepse janë njerëz të qetë, janë njerëz që merren vesh me njëri-tjetrin.”, tha Roberti, referuar Deas dhe Kristit.
Kujtojmë se Dea është shprehur që “ndjen tension seksual” sa herë afrohet me Kristin.
Kristi para se të futej në shtëpi kishte lënë një lidhje pezull, ndërkohë që aty brenda pati një pëlqim për Keisin.