Në Shkodër, në zgjedhjet lokale të 14 majit për Partinë Socialiste kandidon Benet Beci.
Kandidati socialist në një intervistë për RTSH 24, shpreson që votuesit shkodranë do të zgjedhin ofertën e tij ekonomike për ta shndërruar qytetin më të rëndësishëm të veriut të Shqipërisë në një qendër rajonale.
Zoti Beci, thekson se zgjedhjet lokale nuk janë beteja politike mes dy kampeve, por beteja për ofertën më të mirë për qytetin.