Olta Gixhari ka lene shtepine e BBVIP.

“S’ka kuptim pa ty kjo lojë, mos dil”/ Luizi i lutet Oltës: Më lër të të nxjerr unë. Aktorja e vendosur: S’rri dot pa…!
Luizi nuk e ka pritur vendimin e Oltës për të lënë shtëpinë e Big Brother.

“Jo moj burrneshë, mos dil, nuk ka kuptim kjo lojë pa ty, mos dil. Ta sjellim fëmijën këtu. Aman më lër të të nxjerr unë. Aman, kemi dhe 1 muaj. S’e prisja që të më bënte Olta Gixhari për të qarë,” tha Luizi.
Arbana ka dhënë një lajm të papritur për Oltën në hyrje të spektaklit të sotëm të Big Brother VIP.

“Olta ka vendosur të lërë shtëpinë e Big Brother”, tha moderatorja.
“Në fakt nuk kemi të bëjmë me një shaka 1 prilli, Vëllai i Madh nuk do e bënte një shaka të tillë, pork y është një vendim i marrë prej saj,” u shpreh Arbana.