Në ‘Repolitix’ po transmetohen të dhënat e sondazhit të dytë nga Instituti prestigjioz Piepoli në bashkëpunim me Report Tv për zgjedhjet e 14 majit.

Deri më tani janë dhënë një pjesë e rezultateve për Bashkinë e Tiranës, nga ku ka rezultuar se 52% janë shprehur të kënaqur me punën e bërë nga Erion Veliaj si kryebashkiakë, duke vlerësuar punën e bërë për kopshtet dhe çerdhet, por të pakënaqur me trafikun.