Ashtu si në 2 sondazhet e kaluara, edhe në këtë matje që Instituti Piepoli i ka bërë opinionit publik, konkludohet se gara në Tiranë është thuajse e përfunduar pa nisur fare. Erion Veliaj, kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale në Tiranë nuk e diskuton fitoren në si kryebashkiak në zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj.
Madje ai e ka thelluar diferencën me rivalin më të afërt Belind Këlliçi. Sipas rezultateve të përfituara nga sondazhi i institutit italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 48-52% e qytetarëve në Tiranë (rritje me 1% krahasuar ne 1 javë më parë) do të votonin për Erion Veliajn si kryetar bashkie për t’i besuar një mandat të tretë.
I dyti në sondazh renditet kandidatit i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi për të cilin do të votonin 38-42% e qytetarëve të anketuar në Tiranë, me një rënie me 1%. Ndërsa për kandidatin e Partisë Demokratike, Roland Bejko do të votonin 5-9% e qytetarëve të anketuar. Sa i përket kandidatëve të tjerë Arlind Qorri dhe Lajla Përnaska mund të shkojnë deri në 2%, me rritje lehtë krahasuar me një javë më parë.