Pëlqyeshmëria për liderët politikë, Rama, Berisha, Meta dhe Alibeaj, krahasimi në 3 muaj
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës për mendimin pozitiv apo negativ në lidhje me liderët politikë.

54.1% e qytetarëve kanë mendim pozitiv për Ramën dhe 42.7% kanë mendim negativ. Mendimi pozitiv për Ramën është rritur nga 47.3% që ishte në Shkurt në 59.1% në Mars por është ulur në 54.1% në Prill. Ndërsa mendimi negativ për Ramën nga 49.7% që ishte në Shkurt është ulur në 38.3% në Mars dhe është rritur sërish në Prill duke shkuar 42.7%.

33.4% e qytetarëve të Tiranës kanë mendim pozitiv për Sali Berishën ndërsa 62.2% kanë mendim negativ. Krahasuar në 3 muajt e fundit mendimi pozitiv për Berishën është rritur nga 26.8% që ishte në Shkurt në 28.6% në Mars dhe ka shkuar në 33.4% në Prill. Ndërsa mendimi negativ për Berishën është ulur nga 70.4% në Shkurt në 68.1% në mars dhe në prill ka shkuar 62.2%. 18% e qytetarëve të Tiranës kanë mendim pozitiv për Metën ndërsa 74.1% kanë mendim negativ.

Në tre muaj mendimi pozitiv për Metën është rritur nga 8.8% që ishte në Shkurt në 12.4% në Mars dhe ka shkuar 18% në Prill. Ndërsa mendimi negativ për Metën është ulur nga 87.6% që ishte në Shkurt në 83.1% në Mars duke shkuar 74.1% në Prill.

18.4% e qytetarëve të Tiranës kanë mendim pozitiv për Enkeled Alibeajn ndërsa 70.5% kanë mendim negativ. Mendimi pozitiv për Alibeajn ka ndryshuar në 3 muajt e fundit nga 20.8% që ishte në Shkurt në 25.3% në Mars dhe është ulur në 18.4% në Prill. Ndërsa mendimi negativ nga 72.1% që ishte në Shkurt është ulur në 66.8% në Mars dhe është rritur në 70.5% në Prill.