Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët se si po shkojnë gjërat në vendin tonë në muajin prill. 37.4% e shqiptarëve mendojnë se gjërat në vendin tonë po shkojnë keq, 29% mendojnë se gjërat po shkojnë as mirë e as keq dhe 33.1% mendojnë se gjërat po shkojnë mirë.

Nëse e shikojmë si ka ndryshuar qëndrimi i kryeqytetasve në këto tre muaj, shohim se ata që mendojnë mirë kanë qenë 32.2% në shkurt, kanë pësuar një rënie në 31.1% në mars dhe kanë pësuar një rritje në prill duke shkuar 33.1%. Ndërsa ata që mendojnë se gjërat po shkojnë keq nga 39% që ishin në shkurt, kanë pësuar një rënie në 36.6% në mars dhe më pas një rritje në prill duke shkuar në 37.4%

53.7% e qytetarëve mendojnë se gjerat në vendin tonë po shkojnë në drejtimin e duhur, 13.1% e tyre mendojnë se gjërat po shkojnë njësoj dhe 31.6% mendojnë se gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar.
Por ky mendim ka ndryshuar ndër muaj. Qytetarët që mendojnë se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur në muajin shkurt ishin 49.2%, janë bërë 53.9% në mars dhe 53.7% në prill. Ndërsa qytetarët që mendojnë se gjërat në vendin tonë po shkojnë në drejtimin e gabuar në muajin shkurt ishin 30.7%, në mars janë bërë 30.3% dhe në prill 31.6%.