SPAK nuk tërhiqet nga kërkesa për të dënuar komisioneren e vetingut Etleda Çiftja për akuzat e “falsifikimit” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”. Çiftja ka fituar pafajësinë në GJKKO dhe në Apelin e Posaçëm, por Spak ka kërkuar rekurs të vendimit të Apelit në Gjykatën e Lartë.
Kërkesa është shortuar dhe relatori i saj është caktuar gjyqtari Sandër Simoni. Spak në GjKKO dënimin e Çiftes me 1 vit e gjashtë muaj për të dyja veprat penale dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar, uljen e një të tretës së dënimit, me masë përfundimtare 1 vit burgim, duke e konvertuar këtë dënim në vendosjen e saj në shërbim prove për dy vjet.
Sipas prokurorisë, ka rezultuar e provuar tej dyshimit të arsyeshëm se e pandehura Etleda Çiftja, në deklaratën vitit 2017 ka kryer deklarim të rremë të pasurisë, konkretisht në lidhje me burimin e blerjes së apartamentit të banimit, të dy parcelave tokë arë me sipërfaqe 1450 m2 dhe me sipërfaqe 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë së dy pasurive të fundit, si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie. Por si GJKKO dhe Apeli e rrezuan spak duke e shpallur të pafajshme komisioneren e vetingut, e cila nuk e ndërpreu asnjë ditë detyrën e saj megjithëse ishte e pandehur.