Avokat Spartak Ngjela thotë se Partia Socialiste e ka të sigurt fitoren në të gjitha bashkitë e mëdha të vendit.
Në një intervistë për Report TV, avokat Ngjela, u shpreh se kjo fitorja e sigurt e PS-së është për faktin e përçarjes së Partisë Demokratike.
Duke u ndalur tek Sali Berisha, Ngjela tha se ky i fundit po i bie vendit në qafë, megjithëse ka një non grata mbi supe.
‘Rama është në pushtet! Këta tjerët nuk janë! Se kuptojnë dot kohën moderne këta e dinë shtetin pronë. E dinë pronë pasi nuk ka pushtet gjyqësor. Nuk ka garë, e ka të sigurt PS, PD është e çarë.
Ka figura të mëdha në perëndim PD, por nuk i bashkohen Saliut. Pse duhet ti biesh në qafë vendit tënd, kur ke një non grata në supe. Përçarja e PD është në favor të PS-së.
Nuk ja merr dot qytetet e mëdha PS-së me këtë gjendje që është PD. Blinken tha se nëse merr PD-në shpallet non grata. Humbja drastike që do ti ndodhë Saliut, nëse Saliu, tërhiqet bashkohet PD!’- u shpreh Ngjela.
Duke komentuar posterin e kandidatit të koalicionit Berisha-Meta me gishtin e mesit në publik, Ngjela tha se është një nivel i dobët dhe se postera të tillë nuk bëhen as një Afrikë.
‘Nivel i dobët, postera të tilla nuk bëhen as në Afrikë.’- u shpreh Ngjela.