Spitali i ri Intern në korpusin spitalor të Traumës është drejt përfundimit.

Këtë e ka bërë me dije kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook ku shpreh se është rindërtuar me standardet më të mira që do të shërbejë për trajtimin e sëmundjeve të brendshme
ADVERTISING

“Mirëmëngjesi dhe me Spitali e Ri Intern në korpusin spitalor të Traumës tani drejt përfundimit, rindërtuar me standardet më të mira që do të shërbejë për trajtimin e sëmundjeve të brendshme si dhe do të ketë për herë të parë një qendër konsultash të dedikuar, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama.