Ish amerikania e Sali Berishës, Evi Kokalari ka reaguar për celjen e fushatës të koalicionit Berisha-Meta në stadiumin ‘Air Albania’ duke komentuar boshatisjen e stolave kur mori fjalën dyshja drejtuese. Kokalari i thotë se nuk e di cili ishte momenti që u larguan mbështetësit, por i sugjeron që ta kontaktojë kur të marrë seriozisht politikën opozitare dhe do ta mësojë si fitohet mbështetja e shqiptarëve.
“Ulëse kishte. Ulësës, jo! Mishërimi i revolucionit të integrimit socialist, në një tentativë për t’u identifikuar sa më shumë me liderin e tyre historik, ju bëri demokratëve paradën e rradhës, pavarësisht që klani se kupton, që sa më shumë e vënë këtë në vitrinë, aq më shumë trëmben demokratët e ndershëm që duan ndryshime reale.
Po nejse, ezmeri doli me autobuzin falas, dhe kjo sipas ‘strategut’ politik të kryetarit të opozitës, ishte ‘epike’. Prezenca e Saljanit pa shkop bejsbolli me vete dhe larg fustanit të Norës, ishte pa diskutim qershia mbi tortë. U rrit djali.
I dashur z. Sali Berisha,
nuk jam e sigurt cili qe momenti që demokratët braktisën ceremoninë e hapjes së fushatës dhe pse, por është fatkeqësi që braktisën fjalimit tuaj, sepse në të, i kishe përforcuar notat e konservatorizmit.
Po nejse, kur t’i marrësh ndryshimet në PD dhe në politikën opozitare seriozisht dhe vetëm në interes të sovranit, më kontakto, dhe do të të tregoj në detaje si fitohet mbështetja e shqiptarëve dhe sidomos elektoratit gri, inteligjencën e të cilëve, ju të gjithë vazhdoni dhe e nënvleresoni.
Me shumë dashuri,
Evi”, shkroi Kokalari.