Stjuardesa Andrea Fischbach zbuloi për WhatToWear se cilat këpucë nuk duhet të vishen kurrë në aeroplan për të garantuar rehati dhe siguri gjatë fluturimit.

Një stjuardesë e American Airlines zbuloi se ajo nuk rekomandon këpucë me taka të larta dhe sandale të hapura, sepse ato “e bëjnë të vështirë evakuimin e shpejtë në rast urgjence”.

“Këpucët me taka mund të dëmtojnë daljet e sigurisë ose të lëndojnë dikë nëse rrëshqasin. Ju rekomandoj fuqimisht që në fluturim të mos vishni këpucë me taka apo sandale, kryesisht për arsye sigurie”, tha ajo dhe shtoi: “Nëse ka një evakuim urgjent, duhet të hiqni këpucët me taka në mënyrë që të mos rrëshkisni. Kush e di se çfarë kushtesh do të hasni gjatë një ulje të detyruar. Përveç kësaj, ato nuk janë shumë praktike kur duhet të vraponi nëpër aeroport”.

Zgjedhje e keqe për një fluturim

Por pse stjuardesat veshin taka të larta? Andrea thotë se stjuardesat i ndryshojnë këpucët pas ngritjes, sepse takat e larta janë jashtëzakonisht jopraktike. Plus, ajo thekson se këpucët me taka të larta shpesh ndezin një alarm të detektorit metalik.

Andrea shtoi se sandalet nuk janë zgjidhje inteligjente për fluturimet e gjata sepse ka shumë probabilitet që këmbët të jenë të ftohta dhe për arsye higjienike nuk janë zgjidhja më e mirë për të hyrë në tualet në avion.