“Nga sot, neni 5 i Traktatit të NATO-s që vendos parimin “të gjithë për një, një për të gjithë” do të zbatohet edhe “për Finlandën”, e cila zyrtarisht po i bashkohet aleancës. Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas mbërritjes së tij në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s.
“Jam i lumtur që jam sekretari i përgjithshëm që mirëpret Finlandën si një anëtare të plotë të NATO-s” dhe “thjesht shikoni hartën për të kuptuar se sa strategjike dhe e rëndësishme është Finlanda për sigurinë e rajonit Baltik”, shtoi sekretari.
Ai theksoi se bashkimi i Finlandës me aleancën tregon se Finlanda është një vend sovran dhe i pavarur.