Shumë njerëz në të gjithë botën, kur janë nën stres fillojnë të shtojnë shqetësimet e tyre dhe i gjithë ky ankth mund të shkaktojë shfaqjen e thinjave. Por, a ka ndonjë të vërtetë në këtë deklaratë? Një dermatologe e çertifikuar dhe profesore e asociuar në Universitetin e New York-ut, ajo thotë se plakja ndodh me moshën, por kjo është shumë e ndryshueshme.
Arsyeja për flokët gri zakonisht varet nga gjenetika dhe plakja, por shumë besojnë se ekziston një lidhje midis stresit dhe thinjave, për shkak të rritjes së kortizolit, i njohur ndryshe si një hormon stresi.
Mjekja thotë se kur niveli i kortizolit është i lartë, kjo mund të ndikojë dhe të përshpejtojë plakjen e gjëndrave. Me fjalë të tjera, stresi në të vërtetë mund të përshpejtojë thinjen e flokëve tuaj.
Në thelb, flokët funksionojnë me cikle, kështu që këto të fundit rriten, qëndrojnë të gjalla në lëkurën e kokës, pastaj bien dhe më në fund fillojnë një cikël të ri. Gjëja më e mirë për të bërë kur shihni për herë të parë një thinjë është që ta lini aty ku është. Shkëputja e flokëve të bardhë nuk është një zgjidhje e mirë, sepse ekziston një probabilitet i lartë që flokët të mos rriten përsëri.
Në vend që të shohim që flokët rrallohen, është më mirë ta lëmë kohën të marrë rrjedhën e saj në lëkurën tonë dhe mbase të përdorim një bojë tek parukierja për të maskuar shenjat e moshës.