Laçi ka marrë një fitore të rëndësishme 0-2 ndaj Bylis në transfertë, në sfidën e parë të javës së 31- të elitës Skuadra nga Ballshi do pretendonte për 11-metërsh në minutën e 15-të pasi Kaçorri u rrëzua në zonë, por arbitri nuk e vlerësoi si penallti.
Pas gjysmë ore loje, kurbinasit mund të festonin. Manellari gjeti Bajramajn me mjaft vizion, me këtë të fundit që futi topin në zonë dhe Bibo u tregua i saktë para porte. Protagonist për vendasit ishte sërish Kaçorri (50’). Sulmuesi gaboi nga fare pranë, pas një asisti të Qardakut.
Në minutën e 70-të, laçjanët mund të dyfishonin shifrat me Guindo, por Teqja i tha jo. Goli i sigurisë për ekipin e Stavri Nicës erdhi vetëm në fund nga Babatunde.
Me këtë rezultat, Laçi shkon në vendin e katërt me 43 pikë. Në krahun tjetër, Bylis komplikon shumë mbijetesën. Skuadra e Shensoit gjendet e parafundit me 33 pikë.