Barazim pa gola në La Liga mes Mallorcas dhe Osasunës, ndërkohë që pa fitues u mbyll edhe ndeshja Marseille-Montpellier në Ligue 1. Pak raste u regjistruan në takimin e luajtur në “Visit Mallorca Estadi”.
Mallorca mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Jose Copete (69’). Shtatë minuta më vonë, trajneri Aguirre urdhëroi ndërrimin e Vedat Muriqit, i cili e priti shumë keq. Sulmuesi nga Prizreni, i cili po vuante për të lënë shenjën e tij në këtë përballje, shfry dufin duke goditje pankinën në momentit që u detyrua të dilte nga loja.
Pavarësisht inferioritetit numerik, Mallorca ia doli të ruante portën e paprekur dhe të merrte një pikë. Nga një pikë ndanë edhe Marseille dhe Montpellier në Francë. Të dy golat u realizuan në pjesën e parë. Arnaud Nordin kaloi në avantazh skuadrën udhëtuese, por Marseille evitoi humbjen falë një penalltie të saktë të Matteo Guendouzi një minutë përpara fundit të fraksionit të parë.
Ne Bundesliga u luajt edhe sfida e javes se 26-te qe ka nisur sonte. Ne fushe ishin Frankfurt dhe Bochum, sfide e cila u mbyll 1-1 me golin e miqve te shenuar nga Asano dhe Muani qe barazoi shifrat per vendasit me penallti ne minuten e 22-te duke fiksuar keto shifra deri ne fund te takimit.