Dea Mishel, Qetsor Ferrunaj, Krist Aliaj dhe Bledi Mane, do të bindin banorët e tjerë të “Big Brother VIP” se gazetari do të lërë përfundimisht shtëpinë.
Vëllai i Madh u dha mbrëmë atyre një mision sekret, në mënyrë që të fitojnë lirinë me kusht. Ata duhet të bindin pjesën tjetër të shtëpisë më të famshme në Shqipëri se Bledi e përjetoi keq izolimin në burg, e për këtë arsye do të largohet të martën. Me të dalë nga burgu ata nisën misionin e tyre sekret dhe nga ana tjetër banorët nisën me pyetjet e tyre se pse u larguan nga izolimi.
Madje teksa Luiz Ejlli po i pyeste se pse dolën, iu kthye Bledit ‘si legen erdhe, si legen do ikësh prapë’.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Pse dolët ju?
Qetsori: Do iki ai, do tërhiqet
Bledi: Hiqe atë, burgaxhi, plak. Avash se kemi edhe ne kujtime të hidhura, jo kaq rëndë
Luizi: E ke thënë me krenari se je burgaxhi
Bledi: Nuk është e thënë ta përmendesh ti vend e pa vend
Luizi: Vetë e ke thënë
Bledi: Po njeriu ndjehet dhe keq. E kam thënë unë, nuk është e nevojshme ta ri përsëritësh
Luizi: Ti hapësh b**ësh me atë, hapu prapë. Pse dolët ju?
Bledi: Do iki nga shtëpia
Luizi: Të kam thënë unë si legen erdhe, si legen do ikësh prapë