Nga Ylli Pata/

Një shkrim i Ergys Mërtirit, që është një dejavu në fakt përfaqëson një mendim jo personal apo politik. Por një idil të hedhur nga mendja e mjaft personazheve publike si vizioni i një Tirane “konservatore”.
Një qytet i qetë, i rregullt, ku më shumë se muret apo arkitktura, kanë rëndësi njerëzit. Të cilët ofrojnë mikpritje, paqe, doke dhe kanone fisnkërie. Në fakt, logjika që Mërtiri dhe ata që mendojnë si ai nuk është origjinale. Kështu kanë qenë vizionet, modelet, konceptet e qytet-shteteve të mëdha antike por edhe ato famëmadhe në mesjetë. Athina, Roma, Aleksandria, pastaj Venediku, Milano, Gjenova, Stambolli, Firence etj. Të cilat funksiononin siç thotë Mërtiri, si vende ku aristokracia, pra pronarët e tokave, bagëtive dhe tregtarët e mëdhenj lejonin hapësirat e tregtisë me pakicë. Por vetë ishin ata që vndosnin rregullat, nëpërmjet “divaneve” të monarkëve. Ky vizion quhej si fisnikëri, por që fisnike kishte vetëm qeshjen e bejlerëve para një monedhe të artë.

Kjo është përrallë. Asnjë qytet në botë nuk ka qenë idilik siç thotë Mërtiri, madje as Tirana, e cila deri në vitin 1920 nuk ishte kaq e famshme. Historikisht qytetet kanë qenë hapësira invazive tregtare, pra një hapësirë “lirie”, ku njerëzit mund të fitonin para. Në fshat, pra në zonën rurale askush nuk futej as të shiste as të blinte, pasi tregu ishte në qytete. Ku gëlonin spkulantë dhe tregtarë. Që kanë dhënë zhvillimin dhe sjellë qytetërimin. Barbarët siç dihet, vërtetë e përmbysën Romën, por sollën një qyteteërim që nuk se ishte i keq. E çështë më e rëndësishmja, Barbarët nuk e dogjën Romën, nuk prishën ujësjellësat, nuk ndërtuan mbi to, nuk prishën shatrivanët, monumentet. Nuk ka ndërtuar askush mbi Tevere, asnjë ditë e nuk ka asnjë gjurmë të një invazioni të tillë, edhe pse barbarët e përmbytën Romën jo me vite, por me shekuj.

Në këtë aspekt, logjika e një Tirane ideale, siç thotë Mërtiri realisht kërkon dicka më shumë. Shumë e vërtetë se Tirana përpara se të shpallej kryeqytet ishte një vndbanim i qetë dhe ndoshta idilik. Ndryshe nga Shkodra, e cila ishte metropol real që nga koha e Teutës, Bushatllinjve, apo Korça e shekullit të 19, fillimit të shekullit 20, apo Berati e Gjirokastra që ishin Kaza-pra metropole si Janina për mbi 200 vjet. Ajo Tiranë që flet Mërtiri, nuk është aspak një koncept personal. Ka shumë kohë e shumë njerëz që e flasin prej vitesh një vizion të tillë. Që e japin edhe nëpërmjet rrjeteve sociale, duke sjellë foto të vjetra të kohës së Monarkisë. E japin përgjithësisht rrugën e Kavajës apo atë të Durrësit. Kur në fakt Tirana e Monarkisë, është projekti i Bosios, Bulevardi pra. Që përfaqëson realisht daljen e një qyteti shqiptar nga mesjeta apo së paku nga periudha osmane. Tirana është qyteti i parë, edhe krahasuar me Korçën e Shkodrën që hapi një kapitull urbanistik krejt të ri, pa pasur dhe banorë për ta shoqëruar këtë hap.

Ishte pikërisht ky zhvillim urbanistik që e bëri Tiranën një metropol e jo komunizmi në të vërtetë. Nëse shikohen arkivat, në vitet e zgjerimit urbanistik të kryeqytetit shqiptar, ka pasur një migracion masiv nga shumë zona të vendit. Shkodranë, korçarë, vlonjatë, gjirokastritë, minoritarë etj, u dyndën në Tiranë, ndërkohë që këtë fenomen e kishte përjetuar Shkodra në vitet e para pas Luftës së i Botërore me meshtrat rekjanë e struganë , ku dhe dolën emra të mëdhenj si Migjeni apo Vasil Shanto. Pra Tirana, nisi të bëhej metropol, jo thjesht nga tregu, të cilin si Shkodra edhe Korça e kishte pasur me bollëk prj vitesh, por nga urbanizimi dhe infrastruktura. Siç dihet Mbreti Zog, përveç projektit të bulevardit dhe institucioneve nisi projektimin edhe të rezidencave të nëpunësve dhe intelektualëve të shtetit. E për t’i përkëdhëlur, siç kishin bërë të gjithë në Perëndim, ndërtoi Bllokun apo Tiranën e Re. Jo atë komunist, por vilat e para, që edhe sot e kësaj dite në mjesën më të madhe janë marrë nga trashëgimtarët e atyre nëpunësve dhe intelektualëve.

Po ajo Tiranë, u bë e tillë si një metropol për tu zgjeruar për të fituar para, ndaj edhe njerëzit vinin turma-turma. E më pas dihen fazat historike, komunizmi bëri planet e tij, ku shumë kush e mallkon për prishjen e ndërtesës së vjetër të bashkisë për ta zëvendësuar me Muzeun Kombëtar, por gjithsesi të gjithë pranojnë një logjikë të shtruar e të kontrolluar të rritjes së kryqytetit. Por çfarë ndodhi me Tiranën pas vitit 1990? Këtë e dinë mirë të gjithë që debatojnë, që nga Fatos Lubonja që ka qenë një nga kritikët kryesorë të modelit Rama, apo edhe Ergys Mërtiri që flet sot për Tiranën idilike. Megjithatë, si Lubonja, ashtu edhe Mërtiri, jo vetëm që kanë të drejtën e tyre, por kanë edhe arsye për të mbrojtur idetë e veta. Po çfarë Tirane duhet sot? Kur kanë kaluar mbi 33 vjet e kemi parë dyndjen barbare, jo gotike, natyrisht ka shumë polemika, ka shumë kundërshtime, ide për ndërtimet e planet urbanistike.

Të cilat prej vitesh janë ngërthyer me logjikën “beton apo gjëlbërim”. Realisht ky debat është kudo në qytete metropole ku gjërat nuk janë siç duhet. Natyrisht në Tokio, Nevv York, Los Angelos, Berlin, nuk futet fare në rend të ditës. Pasi këto qytete janë ndërtuar me mend në kokë që nga fillimi. Por edhe në qendra mijëvjeçare si Roma, Athina, apo Milano etj, debati beton dhe gjelbërim bëhet në çdo zgjedhje. E kjo është një dialektikë logjik. Veçse në rastin e Tiranës, që na intereson ne, kërkohet një vizion paksa më konkret në lidhje me EcoTiranën. Si logjikë, kryqyteti shqiptar, duket një metropol që ofron një mundësi të shfrenuar për të fituar para, siç ndodh në çdo metropol në botë. E ku do të ketë çakej, hijena apo edhe të tjerë gjitarë, megjithatë plani apo vizioni urban rregullon një lëvizje sado frenetike të qytetit.
Natyrisht që një qytet rregullohet për qytetarët, por zhvillimi, rritja ekonomike ka një prioritet. E në këtë suazë duhen shpallur vizionet reale. Jo se nuk kanë rëndësi planet mjedisore, pasi këtë e bëjnë të gjitha metropolet në botë. Por duhen përballur modelet, vizionet planet.

Pas Tiranës “komuniste”, e cila ishte realisht e rregullt dhe me një harmoni urbanistike, patëm atë kaotike pas viteve 90. Një Tiranë që pati zhvillim ekonomik, por ishte e tmrrshme në territory. Qendra u kthye në grumbull kjoskash e mbeturinash, e ku u imponua një degradim urban. Më pas erdhi Tirana e Edi Ramës, e cila kishte një plan për të “hedhur në erë” degradimin e Parkut Rinia dhe Lanën e pushtuar e gjërat e tjera siç dihet. Pas Ramës erdhi Lulzim Basha, i cili përveç idesë së policentrizmit energjinë e përqëndroi në prishjen e projekteve të Ramës, si sheshi “Skënderbej”. Por edhe Basha, edhe pse nuk qëndroi shumë nuk se e ndali zhvillimin, në kuptimin e ndërtimit, por pati një ide të vetën. Nuk zgjati erdhi Veliaj, e ku jemi edhe sot, e ku ka nga kritikët e tij, mallkime për ndërtimet. Që në thelb janë në idetë e Mërtirit apo Lubonjës. Po cila do të jetë ajo Tiranë, ai metropol që zhvillohet si thonë ata në “paqe e qetësi”? Këtu duhet bërë debati, sepse realisht ja vlen. Si e shohin Tiranën njerëzit që mendojnë dhe këtë mendim e formësojnë në një model. Një kryeqytet që nuk është thjesht administrativ por zemëreku ekonomik i vendit, ku njerëzit ambicioz turren të bëjnë para. E kjo ambicje është alfa e çdo metropoli.

Roma, një kryeqytet i përjetshëm që prej vitit 1, e që me Kushtetutë ka një status special të ardhurash buxhetore, edhe sot e kësaj dite konsiderohet një bashki problematike në shumë aspekte. Natyrisht jo në ndërtime pasi atje anë tabu e nuk lejon kush, por në menaxhimin e mbetjeve dhe shërbime ka gjithmonë debate që nuk janë zgjidhur akoma. Por fushata bëhet mbi modele. Kritikat, sulmet, akuzat janë e do të jenë gjithmonë. Qoftë individuale apo shtyrë nga interesat, gjithsesi janë dialektike. Por si e shikojnë ata një Tiranë ndryshe? Edhe pse duket si utopike, ky është pikërisht ajo që njerëzit presin nga një fushatë zgjdhjesh vendore. Ku kandidatët do të përballen sesi ata mendojnë ta administrojnë qytetin. Deri tani, në Tiranë ka dy modele: ai i kryebashkiakëve të PD-së që kanë qenë: Sali Kelmendi, Albert Brojka dhe Lulzim Basha dhe i kryebashkiakëve të PS-së, Edi Rama dhe Erion Veliaj. Kush ështtë modeli tjetër? Duhet debatuar!