Arrestohet shoferi i cili aksidentoi në Astir ditën e djeshme ku për pasojë humbi jetën këmbësori.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vihen në pranga 12 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. M., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike (përforcues grushti).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Xh. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish-të dashurën e tij, si dhe ka dëmtuar xhamin e automjetit me të cilin ajo udhëtonte.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. A., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka vjedhur aparatin celular një shtetaseje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Xh. K., 23 vjeç, banues në Kamëz, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas të mitur, pasi kanë vjedhur disa vegla pune, në një firmë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit:

– O. L., 27 vjeç, banues në Pezë Helmës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;

– A. H., 22 vjeç, banues në Vaqarr, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– F. Z., 26 vjeç, Xh. H., 32 vjeç dhe E. S., 42 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit;

– R. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit dhe pa leje drejtimi;

– P. M. (M)., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën “Teodor Keko”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas ende të paidentifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin S. K., 40 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është paraqitur shtetasja Xh. S., 37 vjeçe, banuese në Bathore, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa, vajza e saj 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.