Shqipëria nuk gjen qetësi. Një tjetër tërmet ka goditur paraditen e kësaj të premteje Shqipërinë.
Sipas IGJEUM-it, epiqendra e tërmetit 3.1 ballë ka qenë fshati Miras në Korçë, ndërsa goditja u ndie edhe në fshatrat përreth.
Thellësia e tij ka qenë rreth 2 kilometra.
Në tri ditët e fundit janë regjistruar disa lëkundje me epiqendër në fshatrat e Korçës; Mollas, Novoselë dhe Vithkuq.