Agron Çela, ish deputeti i Partisë së Lirisë i cili u bashkua me PS dhe prania e aleatit Tom Doshi është një mbështetje për Benet Becin në Shkodrë.
Këtë gjë e bëri të ditur vetë Beci, duke lënë të hapur rrugën për këdo personazh tjetër, që ka dëshirën që Shkodra të zhvillohet dhe të bëhet më e mirë, teksa u pyet se si ndihet që ka në krah Doshin, Çelën dhe Elisa Spiropalin.
Këto janë realitete politike prej shumë vitesh, të vlerësueshme që është shumë supotuese. Unë ndihëem mirë me të gjithë që na mbështesin, akën vlerësimin tim për këtë gjë. Kjo nuk përfshin vetëm aleatët, përfshin edhe ata që sot nuk janë aleat, por do bëhen nesër për të zhvilluar Shkodrën. Në këtë rast, pjesa është aq pak politike, saqë ofera, afrimi dhe mbështetja për të bërë Shkodrën është i mirëpritur. Unë u jam mirënjohës atyre që do bashkohen. Një aleancë e madhe do ishte një avantazh i madh.