Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që prezanton burgimin e përjetshëm si një dënim të mundshëm për krimin e “tradhisë së lartë”, që deri më tani në Rusi dënohej deri në 20 vite burgi. Masa u miratua ditët e fundit nga Kuvendi. Dënimi maksimal për sulmet terroriste është rritur gjithashtu nga 15 në 20 vjet burg.
Ndërkohë forcat ruse kanë sulmuar disa qytete të Ukrainas gjatë natës. Për pasojë kanë ndërruar jetën të paktën 18 persona, mes tyre edhe fëmijë.
Sulmi rus filloi rreth orës 04:00 të mëngjesit, duke nisur nga kryeqyteti Kiev deri në rajonin jugor të Mykolaiv. Ky ishte sulmi i parë rus në Kiev pas 51 ditësh. Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha se sulmet me raketa që vrasin ukrainas të pafajshëm në gjumë, duke përfshirë një djalë 2-vjeçar, janë përgjigja e Rusisë ndaj të gjitha nismave të paqes.