Elton Llozhi që u shoqërua dje në polici pasi ishte me Ramazan Rrajën kur u arrestua, ishte shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit për kërcënimin me jetë të biznesmenit Eral Myftaraj. 39-vjeçari Llozhi i njohur edhe si Louis Konomi, së bashku me 3 të tjerë i kishin kërkuar biznesmenit që të tërhiqej nga gara për tenderin për furnizimin me lëndë drusore nëpër shkolla që kapte vlerën 853 mijë euro.

Më parë u arrestuan bashkëpunëtorët e tij që janë lënë në burg, Alger Alcani, 27 vjeç dhe Edmir Boçi, 37 vjeç. Ndërsa për të arrestuarin tjetër, Shaqir Alcanin, 62 vjeç, është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Në momentin e arrestimit 30-vjeçari, shoqërohej edhe nga një njeri tjetër i botës së krimit, 39-vjeçari Louis Konomi alias Elton Llozhi, i shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit për “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim.

Ata akuzohen se kanë kërcënuar me jetë biznesmenin Eral Myftaraj, administrator i firmës “Almex greenëood” me qendër në Cërrik i cili fitoi tenderin publik në bashkinë e Tiranës.

Në dokumentin e Prokurimit Publik, të siguruar nga Report Tv, në garë kanë marrë pjese tre kompani “ALCANI sh.p.k, REDI PELLET sh.p.k dhe AL-MEXËOOD sh.p.k. Kompania fituese me ofertën me të ulët me vlere rreth 565€ është shpallur AL-MEXËOOD sh.p.k e Myftarajt.

Sipas policisë të arrestuarit kanë kërcënuar Eral Myftarjan se do ti vrisnin familjarët nëse nuk tërhiqej nga tenderi. Llozhi që konsiderohet si person i botës së krimit u vu vu në pranga në momentin e arrestimit të 30-vjeçari Ramazan Rrajës dje në Fushë-Krujë.