Janë mbajtur sot në Tiranë homazhet në nder të regjisorit të njohur Kristaq Mitro, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë.
Miqtë dhe familjarët e tij u mblodhën në një ceremoni në kryeqytet, për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit të njohur.
Regjisori Mitro ndërroi jetë në Austri në datë 3 Prill, pasi vuante nga një sëmundje të rëndë dhe nuk ia doli dot të fitonte betejën për jetën.
Mitro ishte një ndër regjisorët më të njohur të kinematografisë shqiptare, që ka lënë gjurmë në historinë e filmit tonë dhe bashkautori i kryeveprave si ‘Liri a vdekje apo “Dimri i fundit”.
Regjisori i dhjetëra filmave shqiptarë, vite e fundit ai jepte kontributin e tij si pedagog pranë Universitetit të Arteve në degën Regji-Filmi.