Gëzim Topciu para disa ditëve lajmëroi nëpërmjet rrjetit social të tij Facebook se ishte mahnitur nga takimi që kishte kryer me 3 të rinj nga fshati Pojan. Këta të fundit kishin ëndërr për të realizuar një podcast të tyren në fshatin ku ata jetonin, duke dashur të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe talentin në media.
Gjatë takimit me ta, prezent ishte dhe deputeti Ilir Pendavinji, të cilët i premtuan të rinjve se do të gjenin financim për të realizuar ëndrrën e të rinjve.
Ditën e djeshme biznesmeni Gjergj Luca nëpërmjet një video karakteristike të tij, lajmëroi se do të kryejë pikërisht ai financimin për këtë projekt të të rinjve, pas kërkesës së kryetarit të bashkisë Maliq Gëzim Topçiu.
Përtej ngjyrimit politik, financime të tilla drejt rinisë janë pozitive dhe duhen përshëndetur