Armando Broja ka kaluar dëmtimin më të rëndë në karrierën e tij futbollistike. Sulmuesi shqiptar këputi ligamentin në muajin dhjetor të vitit që lamë pas dhe ka nisur që të rikthehet dalëngadalë në stërvitje.
Në një rrëfim të fundit për faqen e Chelsea, lojtari i Kombëtares ka treguar gjithçka për momentet e kaluara.
“Ishte një tronditje shumë e madhe, gjithmonë kam qenë një djalë i shëndetshëm dhe sapo kisha kaluar disa lëndime të lehta. Ishte një tronditje e madhe për mamin dhe babin, rrallë më kishin parë të lënduar.
Pas operacionit unë isha i shtrirë në shtrat për dy javë. Ishte një nga periudhat më të vështira të jetës sime, e tmerrshme.
Nuk ngrihesha dot nga shtrati, mamaja vraponte nëpër shtëpi për të më marrë tabletat që të më jepte ushqimin tim. Ishte një luftë ku ti ndihesh i padobishëm.
Nuk mund të flija, kisha dhimbje. Vazhdimisht mendoja për mënyrën sesi mund ta kisha shmangur atë dëmtim. Isha i zhytur në mendime. Tani jam duke shkelmuar topin, duke lëvizur.
Duhet të kalojë pak kohë derisa të fillojë me sprintet, kërcimet e gjëra të tilla. Po më thonë që ky rikthimi im do të jetë më i fortë nga forma që kam pasur më parë”, tha Broja.