Kryetari I Bashkisë Erion Veliaj ka ironizuar çeljen e fushatës së grupit të Rithemelimit dhe të Partisë së Lirisë në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Veliaj ka publikuar videon e momentit kur fliste Berisha në stadium dhe ku nuk ishte asnjë I pranishëm, përveçse kandidatëve të cilët garojnë në zgjedhjet e 14 majit. “S’do ju ketë pëlqy stadiumi, se s’ka shpjegim tjetër”, shkruan Veliaj.
Berisha e nisi fjalimin e tij duke e quajtur si një ‘start të paparë’ hapjen e fushatës së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ pavarësisht se të pranishmit në stadium numëroheshin me gishtat e dorës.
S'do ju kete pelqy stadiumi, se s'ka shpjegim tjeter 🤦🏻♂️✌️ pic.twitter.com/iZNS5eyytC
— Erion Veliaj #ECS2023 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) April 15, 2023