Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një intervistë për “Bardh a Zi” në Abc News nuk kurseu edhe ironinë ndaj opozitës. Duke u ndalur tek fushata e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të Ilir Metës dhe Sali Berishës, kryebashkiaku i Tiranës tha se iu dhimbs ky i fundit që fliste në stadiumin bosh.

“M’u dhimb Saliu që e pashë në stadium që fliste bosh karrigeve aty sepse them një pensionist 80 vjeç nuk duhet tallur aq keq por partia e vet ia bëri. Ishte problemi i tyre por në atë rast mu dhimbs. Por për tëe gjitha të ligat që i kanë bërë Shqipërisë nga Gërdeci tek 21 Janari, mua Saliu nuk më dhimbset.

Por të ishte për t’ju dhënë një këshillë, është kjo histori nuk funksionon. Se doli Monika jo po Sami Frashëri, jo po do të shkoj në Paskuqan, e para tregon injorancë se Paskuqani është bashki më vete. Bashkia e Tiranës nuk mund të bëjë shkollë në Tropojë dhe Kukës.”, tha Veliaj.