Në emisionin Top Story u shpallën rezultatet e sondazhit të dytë të zhvilluar në Tiranë për zgjedhjet e 14 majit.
Në këtë sondazh realizuar nga Top Channel dhe Angi Richerche janë ndryshuar disa nga pyetjet për të treguar përceptimin e zgjedhësve ndërsa fushata ka nisur.
Te anketuarit janë pyetur se sa i njohin kandidatët dhe 94,7 përqind thonë se e njohin kryebashkiakun Veliaj, kundrejt 84, 9 përqind të rivalit te tij kryesor Belind Këlliçi.
Ndërkohë që në Tirane janë edhe katër kandidatë të tjerë të cilët janë në shifra pothuajse të njëjta. Në këtë tabele zgjedhësit vlerësojnë me mirë Erion Veliaj për fushatën që po bën me 48,9 përqind kundrejt 34,4 që vlerësohet Këlliçi.
Në katër kandidatët e tjerë më i vlerësuar është Ronald Bejko i PD me 6,2 përqind. (P4) zgjedhësit janë pyetur nëse e shikojnë të realizueshëm premtimin e Belind Këlliçit për transportin falas dhe 82,6 përqind thonë që nuk mund të realizohet. Vetëm 17,4 përqind besojnë që është i realizueshëm.
Zgjedhësit ndërkohë thonë se rruga kryesore e informimit të tyre për fushatën është televizioni me 63,7 përqind e më pas janë gazetat on line me 42,8 përqind.
Por ndërkohë një peshë të madhe kanë edhe bisedat me miqtë dhe të afërmit. Zgjedhësit ndërkohë nga kandidatet presin në radhë të parë punësim, e me pas siguri dhe lufte ndaj krimit dhe korrupsionit.
Pyetjes kryesore se kë do votonin me 14 maj të anketuarit thonë se 51,3 përqind do votonin Erion Veliaj, 38,4 përqind Belind Këlliçin dhe 6,5 përqind Ronald Bejkon. Kandidatët e tjerë janë nën 2.2 përqind. Avantazhin e tregon edhe përgjigja se edhe një pjesë e madhe e atyre që nuk e votojnë Veliaj mendojnë se ai do ti fitojë zgjedhjet.
Socialistët në Tiranë kanë pothuajse të njëjtin rezultat që ka Veliaj në bashkim me koalicionin Berisha Meta.