Në ditën 12-të të fushatës, kandidatët e bashkive të vendit kanë dalë në terren, në takime me qytetarët dhe bizneset.
Kandidati i PS Ilir Xhakolli ka vijuar turin e takimeve dhe diskutimeve këtë herë me operatorët turistikë të Pogradecit. Xhakolli vuri në dukje se është punuar fort në 4 vitet e shkuara që Pogradeci të mos zhvillojë vetëm turizmin klasik, por ka hedhur hapa të shumta edhe turizmin kulturore dhe atë malor. Xhakolla se dashuria për qytetin dhe vullneti për ta transformuar atë ka qenë dhe mbetet e lartë ashtu si operatorët turistikë kanë qenë mjaft bashkëpunues. Shumë projekte kemi bërë, shumë janë në zbatim dhe të tjera do vijojmë me qëllim që ta çojmë Pogradecin në një shkallë më të lartë zhvillimi tha Xhakolli
“Kemi 7 projekte në bashkinë e Pogradecit. Në këto 4 vite, kjo bashki ka thithur aq vende sa 12 vite së bashku. Në Tushemisht e Drilon po hidhen 5.5mln euro. Ne kemi pasur turizmin klasik tani do e bëjmë turizmin kulturor. Kjo do të jetë më e mira për ju bizneset.”- tha Ilir Xhakolli.
Në 4 vitet që lamë pas mbështetja dhe aktivitetet që përfshinin të rinjtë në qytet dhe fshat kanë qenë të shumta, ndërsa mandati që vjen çon edhe më lart jo vetëm mbështetjen për ta me aktivitete por edhe me ambiente konkrete. Krahas zyrës së rinisë në bashki, një sallë e madhe aktivitetesh do të jetë nl dispozicion të tyre, Pallati i Sportit Arefi Berberi i cili po rikonstruktohet do të ketë hapësira për të gjitha sportet, zhvillimi i turizmit sportiv dhe qershia mbi tortë një Komples Olimpik Sportiv për të cilin projekti është gati dhe pret financimin e qeverisë tha kandidati i Ilir Xhakolli para votueseve për herë të parë.
Me qëllim mbështetjen e të rinjve Bashkia ka ngritur edhe një këshill rinor vendor i cili jep mendime dhe ide konkrete për aktivitetet që duhet të zhvillohen.