Video e Megi Pojanit teksa shihej duke bërë disa veprime të pahijshme tek varri i stërgjyshes së saj, pushtoi rrjetin, duke e vënë atë përballë kritikave dhe reagimeve të shumta nga publiku.
Pjesë e tyre ishin dhe personzhe të njohur publik të cilët dënonin ashpër veprimin e Megit dhe motrës së saj Marsit. E pas gjithë kësaj zhurmë në rrjet erdhi reagimi i vajzave.
Me anë të një postimi në Instagram, Megi ka treguar se kjo është forma e tyre e komuniimit që kanë me stërgjishen e saj sa herë e vizitojnë tek varri, ndërsa kërkoi falje publike për këdo që mund të jetë prekur nga videoja e tyre.
Mirëpo nga ana tjetër, Marsi duket se nuk ia ka ‘përtuar’ aspak të gjithë personazheve publikë të cilët i kanë kritikuar ato duke iu kundërpërgjigjur gjithësecilit nëpërmjet postimeve në InstaStory.
Teksa ka shprehur me ironi se në një tjetër video do të flasë për mënyrën si mirëmbahet një varr, pasi shumë pak njerëz vizitojnë të afërmit e tyre pas vdekjes, Marsi ka ironizuar keq Noizyn, Iva Tiçon & Rozanën për komentet e tyre.
Ajo ka shprehur se reperi ka pasur një reagim të tillë pasi kështu sillet me vajzat që nuk arriti t’i kishte. Ndërsa për Iva Tiçon dhe Rozana Radin, ajo iu referuar me termin “gocat në moshë sleepoveri”.
Mirëpo të shumtë kanë qenë dhe njerëz që i kanë mbështetur vajzat, ku shpreheshi se e gjitha ishte një shaka mes tyre dhe se duhej vlerësuar më shumë fakti se ato vizitojnë dhe mirëmbjnë varret e të afërmve, ndryshe nga shumë të tjerë që nuk kanë shkuar kurrë për t’i parë apo nuk e dinë se ku janë.