Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar një video pikante nga takimet e tij të vazhdueshme në terren. Teksa ka hipur mbi një traktor, Veliaj dëgjohet të thotë:
“Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”.

Ky është dhe slogani i zgjedhur nga PS për fushatën e këtyre zgjedhjeve lokale duke kërkuar besimin e qytetarëve për të vijuar me projektet e nisura dhe për 4 vitet e ardhshme.