Dje në ditën e Fiter Bajramit,  Sali Berisha ishte në Kavajë. Pas drekës, ai doli në një deklaratë për mediat ku natyrisht foli për politikë, pavarsisht madhështisë së ditës së shënuar.

Mirëpo, sapo nisi të flasë për zgjedhjet bëri një gafë. Teksa fliste për kandidatin e koalicionit të tij me Ilir Metën, Fisnik Qosja, ai i drejtohej kryetarit të PD-së, Eni Kadiut. 

Qartazi Sali Berisha i dinte vetëm emrin Fisnikut, që mesa duket ia kanë thënë më parë, por nuk e njihte atë. Ndoshta, ky është një tjetër rast ku kandidatin nuk e ka vendosur anëtarësia e PD-së në Kavajë, por Ilir Meta./Lexo.al