Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka postuar një video me disa të rinj të Shkollës së Bashkuar Bardhyl Pojani. Në video nxënësit falenderojnë Lucën i cili ka realizuar një projekt të tyre për një studio podcasti në shkollën e tyre.

“Ne kemi nisur podcastin tonë ku realizojmë tema të ndryshme. Të falenderojmë se je bërë donatori jonë për të realizuar studion e podcastit,” shprehet një prej nxënëseve.

“Unë jam bërë pjesë e kësaj zone dhe këta të rinj më kanë emocionuar me ëndrrën e tyre. Për 24 orë dëshira e tyre në një nga ambientet e kësaj shkolle do bëhet realizohet dhe unë u ftoj që pas dy ditësh pasi të mbaj në emisionin e tyre do jem përpara këtyre të rinjve dhe do u përgjigjem të gjitha pyetjeve të rinisë,” thotë Luca.