Pas katër humbjeve dhe një barazimi të marrë në pesë ndeshjet e mëparshme të luajtura në kampionat, Inter-i i Simone Inzaghi-t është kthyer te fitorja në kampionat.
Milanezët kanë mundur me rezultatin 3-0 në transfertë skuadrën e Empoli-t në javën e 31- të të Serisë A dhe tani është ngjitur përkohësisht në vendin e pestë duke parakaluar Milan[1]in, që do të luajë në orën 18 kundër Lecce-s.
Ndeshja e luajtur në Castellani-t është vendosur në 45 minutat e dytë pasi pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola dhe protagonisti absolut ka qenë Romelu Lukaku.
Sulmuesi belg, i cili ka pasur vështirësi në këtë sezon, ka qenë autor idygolëshit që ka vendosur sfidën. Big Roma ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 48-të dhe ka dyfishuar avantazhin në të 76-ën.
Lukaku është kthyer të shënojë gol nga aksioni në një ndeshje të Serisë A pas 253 ditësh. Hera e fundit, në fakt, kishte qenë 13 gushtin e kaluar në një ndeshje kundër Lecce-s.
Në fundin e takimit, në minutën e 88-të, ka ardhur edhe goli i tretë i zikaltërve. Edhe këtë herë Lukaku ka qenë protagonist, jo duke shënuar, por duke dhënë asistin për golin e Lautaro Martinez, i cili ka fiksuar shifrat në 3-0.