Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Rrogozhinën, Shkëlqim Hoxha, është kthyer në barsaletë në këtë qytet. Hoxha, i cili jeton në Tiranë por kandidon në Rrogozhinë, para 8 vitesh sulmonte kundërshtarët duke u shprehur se ”Nuk mund të votohet një kandidat i cili jeton në Tiranë e i duhet të vijë në punë në bashki në drekë, pasi të ketë pirë kafe në Sheraton”.
Por, fati e deshti që Hoxha të jetë tani në vendin e atij që sulmonte para 8 vitesh. Sot ai është kandidat që jeton në Tiranë, por do të qeverisë nesër Rrogozhinën. E gjitha kjo është kthyer në barsaletë në Rrogozhinë dhe historia e tij se ç’thoshte dje për të tjerët e ç’bën vetë sot është kthyer në objekt humori.