Ministrja Frida Krifca ka suprizuar kryeministren italiane Giorgia Meloni me një dhuratë tejet të veçantë. Teksa ishte në Itali në panarin e verës, Krifca gjatë takimit me Melonin, i ka dhuruar kësaj të fundit një palë vëthë handmade, të punuara nga një vajzë e re shqiptare.

Këto vëthë kanë surprizuar Melonin e cila doli edhe nga ‘petku’ i politikanes. Siç shihet në video, Meloni i ka vendosur vëthët pa hezitim, ndërsa me shumë emocion dëgjohet të falënderoj të renë shqiptare për punimin duke i thënë “I adhuroj vëthët’.

“Një moment i bukur nga takimi me Kryeministren Meloni, përshëndetja plot vlerësim për punën e dorës së një shqiptareje të re e kurajoze si Aurora, krijuese e punishtes Margjelo, hapur gjatë pandemisë, që zgjodhi ta lerë punën e ekonomistes dhe të kultivojë traditën e hershme të filigranit të Shkodrës”, shkruan Krifca.