Edhe pse pak vite më parë kritikoi kandidatin e tij, Shkëlqim Hoxha i koalicionit Berisha-Meta kërkon të bëhet kryetar i Bashkisë Rrogozhinë ndonëse jeton në Tiranë.
Mjafton një kërkim dhe gjen fjalimin e Hoxhës ku kritikonte kundërshtarin e tij, edhe pse tashmë është në të njëjtat pozita.
“Harxhojmë atë votën, gjynah që t’ia japim një njeriu që vjen nga Tirana, që mund të jetë ccun shumë i mirë, unë personalisht nuk e njoh, por në Tiranë mo, ca do bëjë ky. Vjen në orën 12 këtu, Imagjino mua vetë 12 i bie me ardh, sa të pi kafe sa ashtu më shkon ora 1. Ju me pas një problem me kanalin vaditës në pikë të mëngjesit në orën 7, ose 8 të mëngjesit, hajde se folim”.
Duket se mesazhin qytetarëve të Rrogozhinës për zgjedhjet e 14 majit, ia ka dhënë tetë vite më parë vetë Hoxha. Qytetarët e Rrogozhinës nuk ju duhet një kryetar Bashkia që jeton në Tiranë dhe arrin për punë vetëm në orën 13:00, pasi ka pirë edhe kafen e drekës.