Një video skandaloze e publikuar nga vetë motrat Pojani ka bërë xhiron e rrjetit. Videoja skandaloze përfshin të qeshura histerike, kërcime dhe tallje me familjarët e tyre. Është pikërisht fama e cila nuk dihet nga i ka rrënjët e Megi Pojanit, që në fakt e ka kryqëzuar nga shumë ndjekës në rrjete sociale.
Megi, së bashku me dy motrat e saj (të njohura po ashtu në rrjete sociale por pa asnjë aktivitet konkret për të qenë të famshme), kanë publikuar videon në Instagram, teksa qeshin dhe kërcejnë çuditshëm në varrezat ku siç dëgjohet prehet stërgjyshja e tyre.
Në një moment, Megi shprehet se gjithsesi nuk ka asgjë të keqe që të tallesh në këtë lloj forme pasi stërmbesa e saj është shumë e famshme në Instagram.
“Ka lindur më 1900 (të qeshura histerike), po ku e di ajo ça ëhstë instagrami. Stërmbesa e saj it’s f*cking famous.”- thotë në një moment Megi Pojani.