Mediat greke kanë publikuar pamje të reje të autorëve të vrasjes së Kreshnik Çerizaj dhe Armando Ogranaja në një lokal në Athinë në dhjetor të 2022.
Në pamjet e reja janë fiksuar lëvizjet e autorit, pak para vrasjes së dyfishtë.
Sic shihet, personi i veshur me të zeza ka lëvizur nëpër rrugët e e zonës dhe kur ka mbërritur në kafene, pasi ka studiuar viktimat në çdo detaj, ai më pas i ka vrarë dy shqiptarët.
Pas kryerjes së vrasjes, shihen njerëzit, të cilët të tmerruar nga ngjarja largohen me vrap.
Referuar hetimeve, mediat helene raportojnë se policia është shumë pranë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit.
Madje, hetuesit besojnë se nëse arrijnë te autori, atëherë besojnë se rruga do të jetë e hapur për t’i çuar te njeriu që ka kërkuar vrasjen.