Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë duke thënë se sapo të mbërrijë kërkesa e letërporosive për 6 autorët e dyshuar, do të nisë puna me homologët e vendeve të tjera.

“Unë nuk di se ka raste të refuzimit të ekstradimit, në të gjitha rastet që ka pasur kërkesa ne i kemi realizuar. Lidhur me ngjarjen e Lezhës jemi ne bashkëpunim te ngushtë me prokurorinë ne momentin e parë qe do vijnë letërporsitë do i procedojmë menjëherë dhe do komunikojmë me homologet e huaj për shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje të shëmtuar.

Përgëzoj policinë e shtetit dhe prokurorinë, që në kohë rekord arritën që të zbardhnin një ngjarje kaq të shëmtuar”, tha Manja.