“Do të ofrojmë gaz natyror falas për konsum familjar deri në 25 metra kub në muaj për një vit,” deklaroi Rexhep Tajip Erdogan në inaugurimin e një impianti të ri gazi në provincën veriore të Zonguldak.

“Gaz natyrori natyror pa kufi për konsumin familjar do të jetë falas për muajin e ardhshëm”, ishte zotimi i bujshëm që bëri presidenti turk në një kohë kur pak ka mbetur nga mbajtja e zgjedhjeve të 14 majit. Rezervat e gazit të zbuluara në Detin e Zi lejojnë sipas Erdoganit përmbushjen e këtij premtimi.
Ceremonia ishte përpjekja e fundit e qeverisë turke, thotë Reuters, për të shpalopsur projekte madhore energjetike e të infrastrukturës përpara zgjedhjeve, te cilat, sipas sondazheve të opinionit, Erdogani rrezikon t`i humbasë pas më shumë se dy dekadash në pushtet.

Gazi natyror u zbulua për herë të parë në fushën e Sakarya-së në brigjet e Zonguldak në vitin 2020, dhe në fushën Caycuma-1 pranë saj vitin e kaluar, me një vëllim total që u vlerësua atëherë në 710 miliardë metra kub. Turqia, që vetë nuk ka shumë naftë dhe gaz, është e varur nga importet nga Rusia, Azerbajxhani dhe Irani, si dhe nga importet e gazit të lëngshëm LNG nga Katari, Shtetet e Bashkuara, Nigeria dhe Algjeria.
Zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare të muajit të ardhshëm përbëjnë sfidën më të madhe elektorale për liderin më jetëgjatë të Turqisë moderne, pas kriza e kostos së jetesës e goditi rëndë mbështetjen popullore për të, teksa në anketime kryeson aktualisht kandidati i opozitës Kemal Kilicdaroglu.