Sali Berisha i shpallur ‘non grata’ nga amerikanët iu mbyll dera nga KQZ-ja për të marrë pjesë në zgjedhje si kryetar partie, megjithatë ai gjeti një rrugë për të futur në garën e pranverës të zgjedhurit e tij falë ndihmës së Ilir Metës. Me zgjedhjet pas porte, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë zë shqetësimit të tyre për përfshirjen në fushatë të personave te sanksionuar nga Departamentit Amerikan i Shtetit.
Kim: Është një gjë e gabuar. Është e gabuar. Dhe mendoj se kur ke njerëz të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion domethënës, kur këta individë pretendojnë që do të largojnë korrupsionin, është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret; madje jo vetëm kaq, por kërkon edhe të gjitha shkrepset që mund të gjejë nga të gjithë fshatarët e tjerë. Populli shqiptar meriton më mirë dhe kërkon më mirë.
Apelin publik, ambasadorja amerikane, Yuri Kim e shoqëroi edhe me veprime konkrete. Bashkë me diplomaten e BE-së trokiti në zyrën e Komisonerit pak para se ai të miratonte listat e kandidatëve. Por, krahas presionit të shtuar amerikan, kandidatët që kanë bekimin e Berishës kaluan filtrin e Komisonit Qendror të Zgjedhjeve në 11 Bashki.
Kryekomisionerit i dha dritën jeshile kandidatëve në Shkodër, Lushnje, Korçë, Lezhë, Berat, Durrës, Elbasan dhe Vlorë, Bashki, ku socialistët do të kenë si rival vetëm kandidatët e Berishës dhe Metës, ndërkohë në Fier dhe Kamëz përballjes i shtohen edhe sfidantët Alibeajt më logon e PD.
Për Bashkinë e Tiranës pretendent janë 6 kandiadatë. Socialisti Erion Veliaj, sfidohet nga demokratët: Belind Këlliçi dhe Roland Bejko, një ish deputete demokrate Lajla Pernaska, aktivisti Arlind Qorri dhe komunisti Marko Dajti që mundësinë për të garuar ia dhuroi demokrati Flamur Noka.