Kryetari i Grupit Parlamentar dhe njëherësh Drejtuesi politik i qarkut Fier Taulant Balla, është shprehur sot se SPAK të mos bëjë shurdhin por të hetojë shpenzimet që Saliu dhe Iliri po bëjnë për koncertet e fushatës nga 100 mijë euro.
“Partia Socialiste ka vendosur që në këtë fushatë një pjesë të fondeve që na jep KQZ t’ua dhurojmë bashkive duke mbjellë pemë, ndërkohë që Saliu dhe Iliri po bëjnë koncerte 100 mijë euro vetëm për skenën. SPAK nuk duhet të bëjë shurdhin, por kjo faturë 100 mijë euro është një faturë që nuk duhet të shpëtojë pa u hetuar”