Përfaqësuesi i Frontit të Majtë, Marko Dajti, do të jetë kandidati i gjashtë në garë për kreun e bashkisë së Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vendimi u mor ditën e sotme në seancën publike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Dajti i cili siguroi firmën e deputetit, Flamur Noka për të kandiduar për kreun e bashkisë më të madhe të vendit, do të kandojë përballë kandidatit të PS, Erion Veliaj, kandidatit të koalicionit Meta-Berisha Belind Këlliçi, kandidatit të PD-së, Roland Bejkos, kandidatit të ‘Lëvizja Bashkë’, Arlind Qorrit si dhe Lejla Përnaskës nën siglën e PDIU-së.