Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë buxhetet përkatëse për subjektet pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Sipas njoftimit të KQZ, tre partitë që përfitojnë më shumë të ardhura janë Partia Socialiste, me 42.833,466.73 lekë, Partia e Lirisë me 15,594,215.8 lekë dhe Partia Demokratike me 4.963.584.24 lekë.

Njoftimi i KQZ-së:

𝐒𝐡𝐩𝐞̈𝐫𝐧𝐝𝐚𝐡𝐞𝐭 𝐟𝐨𝐧𝐝𝐢 𝐢 𝐁𝐮𝐱𝐡𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐢𝐭𝐞̈ 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐬𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐫𝐞 𝟐𝟎𝟐𝟑
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve përcaktoi sasinë e fondit të buxhetit të shtetit që do t’u shpërndahet si paradhënie partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023.
Fondi 97,064,530.08 lekë u shpërnda si më poshtë vijon:
1. Partia Demokratike (PD) 4.963.584.24 lekë
2. Partia Republikane (PR) 3,012,429.13 lekë
3. Partia Aleanca Progresiste L.ZH.K 1,100,255.80 lekë
4. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 42.833,466.73 lekë
5. Partia e Lirisë (PL) 15,594,215.8 lekë
6. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) 4,260,606.71 lekë
7. Partia Fryma e Re Demokratike (FRD) 1,194,064.75 lekë
8. Partia Demokracia Sociale (PDS) 1,123,779.90 lekë
9. Partia Socialdemokrate (PSD) 0 lekë
10. Bindja Demokratike (BD) 639,798.69 lekë
11. Partia e Gjelbër (P.GJ) 797,915.09 lekë
12. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK) 448,974.27 lekë
13. Aleanca Arbnore Kombëtare (AAK) 532,820.88 lekë
14. Partia Uniteti Kombëtar (PUK) 562,618.08 lekë
Komisioneri miratoi modelin e aktmarrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe partisë politike që përfiton fondet nga buxheti i shtetit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Gjithashtu, miratoi kërkesat e televizioneve “Star Plus”, “Syri Tv”, “Klan Tv” dhe media online “Albanian Post”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.
Në këtë seancë u vendos dhe dhënia e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjes së QV nr. 1977/00, QV nr. 1977/01, QV nr. 1977/02, QV nr. 1977/03, QV nr. 2021/00, QV nr. 2021/01, Bashkia Tiranë, QV nr. 1080/00, Bashkia Bulqizë.
Përfundoi shqyrtimi administrativ i denoncimeve të Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara ndaj personave përgjegjës, për raportimin e veprimtarive publike.