Në 110 vjetorin e Gjykatës së Lartë, presidenti Bajram Begaj tha se qëllimi i Reformës në Drejtësi ka qenë pikërisht një drejtësi e besueshme, e pavarur ku askush nuk është i pandëshkueshëm

“Reforma në drejtësi synoi të sjellë një sistem drejtësie të besueshëm, të pavarur, ku ligji sundon dhe ku nuk ka të pandëshkueshëm. Reforma nuk ka qenë e lehtë, pasi sfidat e saj kanë sjellë vonesa. Si president e si qytetar kërkoj të garantohet aksesi në drejtësi. Të punohet mbi implementimin e hartës së re gjyqësore”, tha Begaj.

Nga ana tjetër, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçaj tha se përpara ligjit të gjithë janë të barabartë.

“Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, as vetë gjyqtarët dhe as qeveria, të gjithë janë të barabartë përpara tij”, tha ajo.