Një vajzë me origjinë shqiptare në Itali është vrarë me armë zjarri në Savona. Viktima është Daniela N., sipas mediave italiane. Ajo u qëllua me një plumb në kokë nga i dashuri i saj, një 27-vjeçar me origjinë nga Guinea. Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 02:00 pas mesnate për motive xhelozie.
Autori u vetëdorëzua në polici menjëherë pas krimit. Ishte pikërisht ai që njoftoi policinë dhe kërkoi ndihmë mjekësore për 28-vjeçaren shqiptare pasi e qëlloi.
Por fatkeqësisht ishte shumë vonë për shqiptaren. Plumbi në kokë i kishte shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Autori u arrestua për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Ai i tha policisë se ngjarja ndodhi pas një debati me të dashurën e tij shqiptare, e cila kërkoi t’i jepte fund lidhjes. Sipas tij, të dy u grindën. Ai tha se 28-vjeçarja e ofendoi për origjinën e tij afrikane. Autori humbi qetësinë dhe e qëlloi me armë.
27-vjeçari ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka qarë gjatë marrjes në pyetje nga policia.