Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari tregoi nëse ka apo jo ambicie për të kryesuar Partinë Demokratike.
Ajo tha se nuk do ishte e ndershme po ta mohonte se e ka një interes të tillë, por tashmë gjërat duhen parë tej ambicies personale.
“Unë e kam shprehur në disa raste të veçanta që ambicia ime ka qenë që partia demokratike të ketë një forcë qeverisëse.
Këto dy vitet e fundit kemi vuajtur nga njerëzit që kanë ambicie të forta dhe ndoshta sot na duhen njerëz që kanë më pak ambicie dhe më shumë zell e dëshirë për të rregulluar partinë dhe për të punuar për interesin e përgjithshëm të Partisë Demokratike dhe jo ambicies personale të një individi.
Te pjesa e ambicies them se pa dyshim çdo aktor që futet në politik pa dyshim që ka ambicie, këtë nuk duhet ta mohojmë se nuk do ishte e ndershme”,-tha Rudina Hajdari në Euronews Albania.