Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Eno Bozdo tha në një intervistë për Euronews Albania se largimi i Sali Berishës nuk do i shërben interesit publik.
Sipas Bozdos, problemi i madh është kontrolli absolut i qeverisë mbi sistemin e zgjedhjeve, të cilat siç tha Rama do t’i vidhte po njësoj edhe sikur Berisha të largohej nga PD.
“Supozojmë se zgjidhja do ishte largimi i Berishës dhe një drejtim i ri për PD. Pas kësaj Rama do zotohet se do bëjë zgjedhje të lira e të ndershme? Rama do sillet në të njëjtën mënyrë, në mos më rëndë me sistemin e zgjedhjeve.
Sido që të ndodhë gjëja kryesore për interesin publik është a do pranojë shoqëria shqiptare një lloj kontrolli të tillë nga PS që mbijeton, madje merr më shumë vota se më parë duke i vjedhur. Nuk është e rastësi që euro zbriti në nivele historike gjatë fushatës”, tha Bozdo.